Përbërësit: 500gr petë për byrek, 500 gr djathë, 50 gr gjalpë, 250 ml ujë, 125 ml vaj, kripë.
Përgaditja :
Në një enë të thellë e hedhim ujin dhe vajin, hedhim kripë, dhe e përziejmë përmbajtjen me lugë. Tavën e rrumbullakët e lyejmë me gjalpë. Në tavë vëmë dy petë, ashtu që skajet e petëve të jenë jashtë tavës. Mbi petët hedhim nga përzierja e ujit dhe vajit. Pastaj në tavë vëmë disa petë, duke i paltuar, që të jenë të tjerat mbrenda tavës. Përsëri i sterpikim me vaj dhe ujë. Një pjesë të djathit të thërmuar e hedhim mbi petët. Pastaj në tavë rendisim edhe disa petë. I stërpikim me vaj dhe ujë. Mbi këto petë e hedhim djathin e mbetur. Përsëri i stërpikim me vaj dhe ujë. E vëmë edhe petën e fundit. I stërpikim me vaj dhe ujë dhe dy petët e para, skajet e të cilave ishin jashtë tavës, i paltojmë në brendi, duke e mbyllur byrekun.
Hedhim mbi të vaj dhe ujë dhe tavën e vëmë në furrë. Pjekim 25 minuta, në temperaturë prej 180 gradë. Byrekun e pjekur e presim në tetë copë, të cilat i servirim me shtalpë. Sipas dëshirës, byreku mund të bëhet edhe me mish. spinaq apo lakër.

Koha e pregaditjes: 40 minuta. Për 4 persona.
No comments:
Post a Comment