Monday, January 30, 2012

Brumë universal

Përbërësit:
* 250 ml qumësht,
* 1 lugëz sheqer,
* 1 lugë miell,
* 2 qeska maja (tharm buke),
* 1 kg miell,
* 1 pluhur paste,
* 2 kokrra vezë,
* 2 gota jogurt,
* 1-3 lugë supe sheqer,
* 1 lugë e mesme kripë,
* 4 lugë vaj.
Përgaditja : 
Në qumështin e vakët hidhet 1 lugëz sheqer, 1 lugë miell, maja dhe pasi përzihet, qëndron në vend të vakët gjersa të vijë. Në enë ku do të zihet brumi, vendoset mielli, ku i shtohet kripa, sheqeri, pluhuri pastë dhe vaji. Në masën e miellit, e duke e përzier shtohen vezët e tundura me pirun, jogurti dhe maja e ardhur. Brumi përzihet me lugë druri e pastaj në tavolinë të përmiellur ngjeshët mirë e mirë. Ndahet në dy pjesë, futet në qeskë najloni të lyer me pak vaj, lidhet qeska duke e larguar ajrin dhe futet në frigorifer për të qëndruar 4 orë.
Pas kësaj kohe, brumi i ardhur mund të përdoret për të gatuar bukë, pitalka, pizza, kifle, gërshetë etj. Ky brumë mund të gatuhet me masë të dyfishuar, pasiqë në frigorifer mund të qëndroj 7-10 ditë dhe çdo moment mund të shkëputet masë brumi dhe të përdoret për gatim të dedikuar. Varësisht nga lloji i gatimit edhe zgjatë pjekja. Pitalkat piqen në temp 190 gradë C për afro10 min.(edhepse çdo furrë është individuale).

No comments:

Post a Comment