Monday, January 30, 2012

Shkopinj me proshutë krudo

Perberesit per rreth 12 shkopinj * 250gr miell 00 * 200ml qumesht * 50gr ullinj te zinj te prere ne copa te vogla * 6 feta proshute krudo * 1 luge te vogel maja birre * 2 luge vaj ulliri * 2 luge te vogla rozmarine te grire (ose 2 gjethe rozmarine te prera holle) * salce per shoqerim
Vendosim qumeshtin dhe vajin e ullirit per t’u ngrohur, por pa marre vale.
Ne nje ene te thelle perziejme miellin me majane e birres dhe shtojme pak nga qumeshti i ngrohte derisa te formohet nje brum i bute dhe qe nuk ngjit ne duar. E transferojme kete brum ne tavolinen e punes te lyer me pak miell dhe e punojme per rreth 5 minuta ne menyre qe te behet elastik. E leme te vije ne nje ambjent larg korrenteve te ajrit per 30 minuta.
Pasi te kete kaluar kjo kohe, i shtojme brumit copezat e vogla te ullinjve, rozmarinen e grire holle dhe e ndajme ne 12 sfera te vogla. Me secilen sfere formojme nje shkop rreth 15-18cm mbi te cilin vendosim nje rripe te proshutes krudo (ne menyre gjatesore). E rrotullojme shkopin ne formen e nje tyrele dhe bejme te njejten gje edhe me brumin e mbetur. I vendosim shkopinjte ne furre te parangrohur ne 200grade celcius per rreth 12-15 minuta derisa te kene marre nje ngjyre te arte ne siperfaqe. E sherbejme kete antipaste te ngrohte ose ne temperature ambjenti me salcen tone te preferuar.
*Keshille: Kete recete mund ta pregatisim deri ne 1 muaj perpara festave dhe pasi shkopinjte te jene ftohur plotesisht i vendosim ne akull neper qese te posacme. Ne momentin qe duam ti konsumojme, i nxjerrim nga akulli dhe i leme te shkrijne ne temperature ambjenti duke i futur me pas ne furre 200grade celcius per vetem 5 minuta.

Tortijas të mbushura me perime

Tortijasjane nje pjate tipike e kuzhines meksikane te cilat e kane marre emrin nga fjala spanjolle “torta”, qe supozon se kane formen e rrumbullaket te nje torte. Brumi i tyre mund te pregatitet me miell gruri apo misri, megjithese ky i fundit eshte me i perhapur. Mendohet se te paret qe e kane pregatitur kete recete, ka qene fisi i Astekeve 10,000 vjet perpara,duke patur parasysh se misri ishte nje nga dritherat me te perdorur prej tyre. Tashme te perhapura ne te gjithe boten, tortijas mund ti mbushni ne brendesi me cfare te deshironi, nderkohe qe ne po iu japim variantin klasik:
Perberesit per 4 tortijas
  • 4 tortijas misri ose gruri te gatshme
  • 120gr fasule te bardha te ziera
  • 70gr miser te zier
  • 50gr kerpudha shampinjon
  • 1 domate te vogel
  • 1/2 qepe te vogel
  • 1/2 speci te kuq
  • 1/2 kungull te vogel
  • 2 gjethe sallate ajsberg
  • 2 luge vaj ulliri
  • 1/2 luge kumin
  • 1/2 luge spec te kuq djegs pluhur
  • kripe
  • piper
Pregatisim si fillim mbushjen me perime duke prere holle qepen, ne kubik te vegjel kungullin, ne copeza te vogla domaten dhespecin e kuq, ne fije te holla sallaten ajsberg dhe ne feta te holla kerpudhat.
Ne nje tigan te gjere te vendosur ne zjarr mesatar, kaverdisim ne vaj ulliri fillimisht qepen derisa te behet transparente dhe me pas shtojme kungullin, kerpudhat dhe specin. Gjithmone duke i perziere, shtojme edhe fasulet dhe misrin te cileve i kemi hequr ujin e tepert. Shtojme se fundi edhe domaten dhe sallaten ajsberg, e rregullojme te gjithe perberjen me erezat, kripe dhe piperdhe e gatuajme per rreth 10 minuta me kapak te mbyllur derisa perimet te zbuten.
I ngrohim tortijas ne furre apo ne mikrovale dhe ne qender te tyre vendosim perimet duke e mbyllur ne formen e nje koni (si ne figure). E sherbejme kete pjate te ngrohte shoqeruar me salce guakamole, me domate te fresketa, me sallate jeshile apo me krem fasulesh pikant.

Tortë e njelmët me mish pule

Përbërësit:
250 g brumë, 250 g mish të bardhë pule, 2 speca të verdhë, 2 karota, 1 kokë qepë, vaj, kripë.
Përgatitja:

Mishin e bardhë e ndani në toptha dhe me qepën e prerë i fërgoni në vaj. Shtoni specat dhe karotat e krejt në fund ua shtoni kripën. Ndajeni një të tretën e brumit dhe me pjesën tjetër mbusheni tepsinë e lyer me vaj. E piqni për rreth 30 minuta në 180 gradë.

Pite Greke (Per Sufllaqe)

Sufllaqetjane nje ushqim i shpejt shume i perhapur dhe i preferuar ne vendin tone, gje qe verteton akoma edhe nje here shijet tona ballkanase persa i perket kuzhines. Duke realizuar receten e ketyre piteve, ju mund te pregatisni ne shtepine tuaj nje sufllaqe te shijshme, te fresket, dhe mbi te gjitha qe e mbushni sipas deshires suaj: lyeni piten me pak xaxiqe, vendosni disa copa mishi te pjekur, pak kastravec, domate, qepe, patate te skuqura dhe… shijojeni!
Perberesit per 10 pite (numri ndryshon ne varesi te permasave te piteve)
  • 600gr miell 0 (ose 00)
  • 100ml vaj ulliri
  • 200ml uje te ngrohte
  • 10gr maja birre te thate
  • 1 luge te vogel sheqer
  • pak kripe
Shkrijme majane e birres ne ujin e ngrohte, shtojme sheqerin dhe i perziejme mire derisa te dy perberesit te shkrihen plotesisht.
Ne tavolinen e punes, vendosim miellin te cilit i hapim nje grope ne mes ku hedhim perberjen e mesiperme, e punojme brumin me dore dhe shtojme edhe gjysmen e vajit te ullirit derisa te perftojme nje mase homogjene dhe elastike. Nese brumi rezulton shume i holle, shtojme akoma edhe pak miell.
Me vajin e mbetur lyejme nje tas te madh ku vendosim brumin dhe e leme te fryhet per rreth 20 minuta mbuluar me nje pecete te paster larg korrenteve te ajrit (psh brenda ne furren e fikur).
Pasi ka kaluar kjo kohe, e punojme brumin edhe pak me dore dhe e ndajme ne 10 pjese te barabarta. Me secilen sfere formojme disqe 3-5mm te larte (me okllai, ose nese mundeni, me dore), i vendosim ne tavolinen e punes te lyer me pak vaj ulliri, i mbulojme me nje pecete te paster dhe i leme te vijne akoma dhe per 20 minuta te tjera.
I pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C, per maksimumi 5 minuta, pasi pitet nuk duhet te marrin ngjyre dhe duhet te rezultojne bosh brenda. Kur jane ftohur plotesisht, mund ti vendosim ne akull neper qeset e posacme dhe ti nxjerrim ne momentin e konsumit. Perpara se te pregatisim sufllaqet, duhet ti vendosim ne tigan me pak vaj ulliri per pak minuta derisa te ngrohen, apo ne paisjen me te cilen pregatisim tostin.

Lazanje të mbështjella

Përgatitja:

Qepën dhe hudhrën, domaten dhe kungullin t’i imtësoni sa më shumë. Në vaj t’i piqni pjesët e imtësuara. Më pas shtoni piper dhe kripë. Për salcë ngrohni gjalpin, shtoni miellin, e përzieni nga pak si dhe shtoni qumështin, por gjithmonë duke e përzier masën. i zieni për 10 minuta, më pas shtoni kripë dhe piper sipas shijes. Lyeni tepsinë me vaj dhe shtroni lazanjet, shtoni sosin dhe perimet e përgatitura. I piqni për rreth 15 minuta në 200 gradë.
Përbërësit:
 1 paketim me lazanje të gatshme,1 kungull i vogël,1 domate,1 kokë qepë, 200 g djathë,2-3 fletë të hudhrës 2 dl qumësht, 2 lugë vaj, q lugë gjalpë, 1 lugë miell, gjysmë lugë miell për supë, pak arra të bluara, kripë, piper.


Receta bazë për krepa

Krepat jane nje gatim shume antik me origjine franceze . Ne ditet e sotme, pregatiten gjithashtu me pak perberes nga te cilet veze, miell, qumesht dhe gjalp dhe sipas preferencave mund te shijohen ne mijera menyre si te kripur ashtu dhe te embel. Vete fjala krepe, vjen nga latinishtja crispus qe do te thote“kacurrel”, term ky i lidhur me crespele,nje lloj i krepave te vegjel dhe shume te holle te cilat gjate gatimi rrudhen plotesisht.
Perberesit per krepa te kripur
  • 250gr miell
  • 1/2 liter qumesht
  • 40gr gjalp
  • 3 veze
  • pak kripe
Perberesit per krepa te embel
  • 250gr miell
  • 1/2 liter qumesht
  • 40gr gjalp
  • 3 veze
  • 60gr sheqer
  • 1 bustine vanilje
  • pak kripe
  • pak kanelle (fakultative)

Vendosim ne nje tas te madh dhe te thelle miellin e situr, (shtojme sheqerin dhe vaniljen nese po pregatisim krepa te embel),pak kripe dhe gjysme liter qumesht. E rrahim perberjen me pirun (apo me nje rrahes elektrik) derisa te formohet nje mase e njetrajtshme dhe pa kokerriza. Ne nje ene tjeter rrahim fort vezet te cilat ia shtojme mases mesiper duke vazhduar perzierjen derisa te dy perberesit te bashkohen me njeri tjetrin. E mbulojme brumin me nje leter transparente dhe e leme te pushoje per te pakten gjysme ore.
Pasi kjo kohe te kete kaluar, shkrijme gjalpin ne nje tigan te vogel dhe ia shtojme brumit duke e perziere mire .
Vendosim ne zjarr nje tigan te madh qe nuk ngjit (apo tiganet e posacem te krepave) dhe kur te jete nxehur hedhim pak nga brumi duke vepruar ne kete menyre: me ndihmen e nje garuzhde, e hedhim brumin ne qender te tiganit dhe me pas e rrotullojme shpejt nga te gjitha anet derisa te hapet dhe te formohet nje “pete” e holle. E leme ne kete menyre te gatuhet per rreth 1 minute duke e rrotulluar here pas here (ne menyre qe te mos ngjitet) dhe kur te kete marre nje ngjyre te arte e kthejme nga ana tjeter edhe per 1 minute.
Sapo krepi te jete gati, e vendosim ne nje pjate te madhe duke e “rreshqitur” nga tigani, dhe vazhdojme te njejten procedure edhe per krepat e tjere me brumin qe nga ka mbetur. *Keshille: Nese krepat e sapopregatitur nuk sherbehen menjehere, vendosini ato ne nje vend te ngrohte dhe shtojini recel, marmalate, nutela, pana, proshute, djath etj vetem ne momentin e servirjes

Petulla Tigani (Pancakes)

Përbërësit:
• 1-2/3 gota miell
• 1/3 filxhan sheqer
• 1-1/4 lugë çaji sodë buke
• 2 të spërkatura kripë
• 2 vezë
• 1-2/3 gota dhallë
• 1/3 filxhani vaj vegjetal
Në një tas hidhen të gjithë përbërësit e mësipërm derisa formohet një brumë i hollë. Më pas në një tigan hidhet pak vaj dhe presim të ngrohet pak.Me një garuzhde të vogël masim brumin dhe e hedhim një nga një të skuqet ne tigan derisa të marrë një ngjyrë të verdhë në të artë.

Byrek kinez me pulë

Byreket kinez me pule dhe me perime, jane nje antipaste shume e shijshme dhe teper e perhapur ne Perendim. Kjo pjate, sherbehej ne Kine me rastin e festimit te Vitit te Ri Kinez i cili perkonte me ardhjen e pranveres.
Perberesit per 10 byrek te vegjel :
5 peta te holla byreku (te gatshme) , 150gr gjoks pule , 100gr laker e bardhe , 1 karrote , 1 dege selino , 2 qepe te njoma , 2 thelpinje hudher , pak niseshte ,  pak xhinxher pluhur,  vaj ulliri , vaj luledielli per skuqje ,  kripe  salce soje per shoqerim .
Per pregatitjen e byrekeve kinez, si fillim presim te gjitha perimet e mesiperme alla julienne, dmth ne shirita te holle. Te njejten gje bejme edhe me pulen te cilen e sperkasim me pak niseshte dhe e perziejme mire.
Ne nje tigan, kaverdisim ne vaj ulliri hudhren e prere holle, shtojme xhinxherin pluhur dhe direkt pas tij pulen. E kaverdisim per pak minuta derisa pula te zbutet, e heqim nga tigani dhe e veme ne nje ane.
Ne te njejtin tigan, shtojme te gjitha perimet, i rregullojme me kripe ose me pak koncentrate perimesh te therrmuar dhe i leme te gatuhen per rreth 10 minuta me kapak te mbyllur ne zjarr te ulet derisa te zbuten duke i perziere shpesh. Shtojme pulen qe kishim lene ne nje ane, i perziejme mire dhe i heqim nga zjarri. Kjo eshte perberja me te cilen do te mbushim byreket.
Kur perberja mesiper te jete ftohur plotesisht, fillojme me pregatitjen e byrekeve duke ndare nje pete byreku ne dy pjese. Ne mes vendosim nje luge harxhe dhe e mbyllim fillimisht anash, me pas e rrotullojme rreth vetes duke lagur anet me pak uje me niseshte ne menyre qe te mos hapen gjate skuqjes.
I skuqim byreket ne vaj luledielli shume te nxehte per 2 minuta, ose i pjekim ne furre ne 220°C derisa te marrin ngjyre te arte ne siperfaqe. I servirim te ngrohte shoqeruar me salce soje.

Pite me grizë

Përbërësit:
450 gr miell, 150 gr sheqer, 50 gr yndyrë, 2 vezë, 2 lugë qumësht, 1 lugë sodë bikarboni, 125 gr grizë, 0,5 l qumësht.

Përgatitja:
Krijoni një masë prej miellit, yndyrës, vezëve, dy lugëve qumësht dhe soda bikarbon, më pas e ndani në dy petë. Zieni grizin. Në tepsinë me yndyrë shtoni petën e parë, e mbuloni me grizin e zier, më pas shtoni edhe të dytën dhe e piqni për 30 minuta në temperaturë 200 gradë.

Ëmbëlsirë me miell misri

Përbërësit:
400 g miell misri, gjysmë qese pluhur për pjekje, 300 g djathë, 200 ml ujë mineral të gazuar, 3 vezë, gjysmë lugë kripë, 100 ml vaj.

Përgatitja:
Përzieni dhe tundni vezët, shtoni djathin dhe i përzieni edhe më. Shtoni miellin e misrit të përzier me pluhurin për pjekje, kripë dhe ujin e gazuar mineral, më pas shtoni dhe vajin dhe i përzieni derisa masa të trashet. Masën e ndani e piqni përreth 20 minuta në 200 gradë.

Brumi bazë i picës

Te pregatitesh vete nje pice ne shtepi, nuk eshte shume e veshtire, perkundrazi! Duhet pak kohe dhe mbi te gjitha pak perberes nga te cilet miell, uje, maja birre, vaj dhe kripe. Gjeja me e rendesishme eshte te fillohet pregatitja e brumit te pakten disa ore perpara se pica te futet ne furre. Ne kete menyre do te realizojme nje pice te holle si ne piceri, apo pak me te trashe si picat “al taglio”. Le te shohim se bashku se cilat jane hapat qe ndiqen.
Perberesit per 4 pica
  • 1kg miell
  • 600ml uje
  • 6 luge vaj ulliri
  • 50gr maja birre
  • 20gr kripe
  • 2 luge te vogla sheqer
Fillimisht, pregatisim brumin e pices duke situr miellin ne tavolinen ku do te punojme brumin dhe i hapim nje vrime ne mes ku do te hedhim te gjithe perberesit e tjere. Marrim dy ene te vogla qelqi; ne njeren hedhim nje gote uje te ngrohte, shtojme sheqerin, 2 kuba maja birre (ose maja te thate) dhe i perziejme me gishta derisa te shkrihen plotesisht, tek tjetra hedhim nje gote tjeter uje te vaket dhe shtojme kripen derisa edhe ajo te shkrije komplet. Ne fillim hedhim permbajtjen e enes se pare tek gropa qe hapem ne miell, shtojme vajin e ullirit, shtojme permbajtjen e enes se dyte dhe ne kete moment fillojme te punojme brumin ne menyre energjike me te dyja duart.

Mbajme gjithmone prane vetes pak miell dhe ujin e ngrohte te mbetur te cilet do ti shtojme here pas here derisa brumi te kete arritur trashesine e duhur; duhet te jete i bute dhe elastik. Vazhdojme ta punojme brumin me dore derisa te perftojme nje perberje te bute, por te qendrueshme (qe te mos ngjisi ne duar) me te cilen formojme nje sfere te madhe qe e vendosim ne nje tas te sperkatur me miell (duhet te kemi parasysh qe brumi do te dyfishoje vellimin e tij).
E mbulojme enen me nje pecete te paster dhe e vendosim ne nje vend te ngrohte larg rrymave te ajrit, psh brenda ne furren e fikur. Duhen te pakten 1 ore e gjysme, apo edhe 2 ore qe brumi te dyfishoje vellimin e tij. Kur te kaloj kjo kohe, mund te vazhdojme me hapjen e brumit dhe pregatitjen e pices. Eshte me mire qe brumi te hapet me dore ne nje tavoline te lyer me miell, por nese kjo eshte e veshtire, atehere mund te perdorni fare mire okllaine.
Ne kete moment, mund ti veme cfare emri te deshirojme pices tone: Margerita (me domate, mocarela dhe borzilok), Romana(me domate, mocarela, acuge dhe rigon), Napoletana (me domate, mocarela, acuge, kaperi dhe rigon) etj. Ka nje shumellojshmeri te pafundme variantesh, mund te “hedhim” mbi pice cfare te duam dhe ne sasine qe duam! Zgjedhja eshte e jona!
*Keshille: Preferohet qe brumi per pica te punohet ne nje tavoline te paster dhe te pudrosur me miell, dhe jo ne nje tas te madh, pasi perberesit nuk lidhen edhe aq mire me njeri tjetrin. Por nese kjo eshte vertete e pamundur, mundohuni ta punoni sa me mire dhe sa me shume brumin me dore. Gjithashtu ne vend te formoni nje sfere te madhe, mund ta ndani brumin ne 4 sfera te vogla (varet se sa pica doni te pregatisni) te cilat i vendosni ne tasa te ndryshem, ku edhe do ti lini te fryhen.

Brume i shkrifet

Brumi i shkrifeteshte nje nga pregatitjet baze me te njohura dhe me te perdorura, fale realizimit te lehte dhe te shpejte. Eshte shume i perdorur ne pasticeri per te pregatitur krostatat me fruta te ndryshme, megjithate duhet patur pak kujdes ne pregatitjen e tij ne menyre qe te dali sa me kompakt dhe te jete relativisht i lehte per tu punuar.
Perberesit per rreth 1.1kg brum te shkrifet
  • 500gr miell
  • 250gr gjalp i ftohte i prere ne copa te vogla
  • 4 te verdha vezesh
  • 1 bustine vanilje (ose lekuren e grire te nje limoni)
  • 200gr sheqer pluhur
Per te pregatitur brumin e shkrifet, vendosim miellin, pak kripe dhe gjalpin e sapo nxjerre nga frigorifere (pra akoma te ftohte),ne nje mikser per “t’i grire” te gjithe perberesit bashke derisa te copetohen imtesishte.
Masen e mesiperme e vendosim ne tavolinen e punes, hapim nje grope ne mes ne te cilen hedhim te verdhat e vezeve, sheqerin pluhur, vaniljen ose lekuren e limonit te grire dhe i bashkojme te gjitha shpejt derisa te formojme nje brum kompakt dhe mjafueshmerisht elastik.
Formojme me brumin nje top te madh, e mbulojme me leter transparente dhe e vendosim ne frigorifere per te pakten gjysme ore. Pasi te kaloj kjo kohe, brumi i shkrifet do jete gati per t’u perdorur ne receta te ndryshme.
*Keshille: Per nje brum te shkrifet akoma me te mire, mund te perdorim miellin pa glutene i cili e ben perberjen me elastike dhe nuk lejon qe ai te therrmohet gjate punimit. Por edhe nese kjo e fundit ndodh, mjafton ti shtojme brumit pak uje te ftohte osegjysme te bardhe veze per ta bere me kompakt.

Bukë me miell misri

Buka e misrit,eshte nje zevendesuese shume e ushqyeshme e bukes se grurit per shkak te fibrave dhe vlerave ushqyese qe permban misri. Megjithese eshte e perhapur gjeresisht ne vendin tone, origjina e saj eshte amerikane, vend ne te cilin sherbehet per mengjes me recel apo gjalp kikiriku.
Perberesit
  • 250gr miell gruri
  • 250gr miell misri
  • 310ml uje ose qumesht
  • 25gr maja birre
  • 50ml vaj ulliri
  • kripe
  • pak sheqer

Fillimisht, vendosim ne nje ene te madhe miellin e misrit bashke me ate te grurit duke i perziere te dy me nje luge ne menyre qe te homogjenizohen mire njeri me tjetrin.
Shkrijme majane e birres ne uje te ngrohte dhe ia shtojme miellit duke e punuar brumin me dore per te pakten 5 minuta. Pas kesaj, shtojme kripen, pak sheqer dhe vajin e ullirit duke vazhduar serisht perzierjen edhe per disa caste.
Ne kete moment, e vendosim brumin te fryhet ne nje ambjent te ngrohte dhe larg korrenteve te ajrit (psh brenda ne furren e fikur) per rreth 3 ore derisa te dyfishoje vellimin e tij. Duke qene se mielli i misrit nuk permban niseshte, nuk eshte e lehte qe perberja te fryhet. Per kete arsye eshte mire te ruhet raporti i dy llojeve te miellit, apo te shtohet doza e atij 00.
Kur te kete kaluar kjo kohe, e ndajme brumin ne 6 pjese te barabarta duke i dhene forme gjatesore, katrore, rrethore etj, dhe i vendosim serisht brenda ne furre te ndezur ne 50°C derisa te dyfishoje serisht vellimin (mund te nevojiten rreth 2 ore).
I pjekim buket e misrit ne 210°C per rreth 20 minuta duke futur brenda ne furre dhe nje ene te vogel me uje qe i reziston nxehtesise; kjo nuk do te lejoje qe buka te thahet teper.

Brumi bazë i bukës

Buka  faktikisht ne traditen tone shqiptare nuk mungon ne asnje tavoline. Nese ndonjehere keni menduar ta realizoni vet ne shtepi,eshte me e thjeshte seç e keni imagjinuar; ne kete menyre do te dini se cfare hani dhe do t’iu shijoi akoma me shume!
Perberesit per 4 persona
  • 500gr miell te bardhe
  • 250ml uje te ngrohte
  • 25gr maja birre
  • 5 luge vaj
  • 15gr kripe
  • 2 luge te vogla sheqer
Gjeja e pare qe duhet te bejme, eshte te copetojme imet me duar majane e birres te cilen e vendosim ne nje tas te vogel, shtojme sheqerin dhe gjysme gote uje te ngrohte duke i perziere me nje luge te vogel derisa majaja te kete shkrire plotesisht. E mbulojme enen me nje pjate te vogel dhe presim derisa ne siperfaqe te formohet nje lloj shkume.
Ne nje tas te madh, ose ne tavolinen e punes, hedhim miellin e situr duke i hapur nje grope ne mes ne te cilen shtojme perberjen me maja birre, vajin, kripen e shkrire ne ujin e ngrohte te mbetur dhe fillojme ta punojme brumin me dore per te pakten 10 minuta derisa te rezultoje homogjen dhe elastik. Mbajme gjithmone prane vetes pak miell, nese brumi eshte shume i bute, apo pak uje te ngrohte nese eshte shume i forte.
I japim brumit formen e nje sfere te madhe te cilen e vendosim ne nje ene te gjere ose ne nje tave te sperkatur me pak miell larg korrenteve te ajrit (psh brenda ne furren e fikur), e mbulojme me nje pecete te paster dhe e leme te fryhet per te pakten 2 ore derisa te dyfishoje vellimin e tij.
Ne kete moment, brumi eshte gati per ti dhene formen e deshiruar (te nje sfere te madhe, te simiteve, drejtkendeshe, gjatesore etj), i bejme ne siperfaqe 4 prerje ne forme kryqi me majen e nje thike dhe e leme akoma edhe per rreth 1 orederisa te dyfishoje vellimini.
E pjekim buken ne furre te parangrohur ne 220°C per rreth 20 minuta, me pas e ulim temperaturen ne 180°C edhe per 20 minuta te tjera duke e vendosur nxehtesine vetem ne pjesen e poshtme te furres. Per te qene te sigurt qe buka eshte pjekur ne brendesi, bejme prove me majen e thikes. Pas e kemi nxjerre nga furra, presim disa minuta derisa buka te ftohet pak dhe e servirim ne tavoline.
*Keshille: Per te mos lejuar qe buka te thahet teper gjate pjekjes, mund te vendosim brenda ne furre nje tas te vogel me uje qe i reziston nxehtesise; ne kete menyre avujt e ujit do te perhapen ne momentin e pjekjes se bukes duke e bere me te bute.

Brumi shù (bignè ose princes krofne)

Brumi shu (choux, nga frengjishtja chou=laker, sepse ne momentin qe piqet brumi i ngjason lakrave te vogla te Brukselit) eshte nje brume delikat dhe i lehte i cili perdoret zakonisht per te bere binjè-te e kripura apo te embla. Ndryshe nga pregatitjet e tjera baze, gatuhet dy here: nje here ne zjarr te avashem, dhe heren e dyte ne furre (ose ne raste te vecanta edhe skuqet).
Perberesit per rreth 60 binjè
  • 130gr miell
  • 200gr uje
  • 100gr gjalp
  • 4 veze te vogla
  • 1 luge te vogel sheqer (per pregatitjet e embla)
  • pak kripe
Ne nje tigan te thelle hedhim 200ml uje (ose 100ml uje dhe 100ml qumesht), gjalpin, sheqerin dhe pak kripe. Sapo uji te filloje te zieje, e heqim tiganin nga zjarri dhe shtojme miellin e situr te cilin e perziejme shume mire me nje luge druri ne menyre qe te mos formohen kokerriza.
E rivendosim serisht enen ne zjarr shume te ulet duke e perziere shpejt dhe kuptojme qe eshte gati ne momentin qe brumi eshte zbutur dhe mund te shkeputet lehtesisht nga anet e enes (rreth 2-3 minuta). Ne kete moment e heqim nga zjarri, e hedhim brumin ne nje pjate dhe e leme te ftohet plotesisht. Nese duam ta pershpejtojme kete procedure, e vendosim tiganin ne nje ene me uje te ftohte dhe e leme ne kete menyre te ftohet.
Nderkohe ne nje tas te vogel vendosim vezet te cilat ia shtojme nje nga nje brumit te ftohur duke i perziere shume mire. Kujdes! Nuk shtojme asnjehere vezen e dyte nese e para nuk eshte “thithur” plotesisht nga brumi shu.
E hedhim brumin e pregatitur ne nje xhep pasticerie dhe mbi nje tave te shtruar me leter furre, formojme disa sfera te vogla te barazlarguara nga njera tjetra (binjè-te gjate pjekjes kane vetine te zgjerohen). I pjekim ne furre te parangrohur ne 220 grade celcius per rreth 15 minuta duke mos e hapur furren gjate te gjithe procesit te pjekjes. Kur te kene kaluar 15 minuta, e ulim temperaturen ne 190 grade celcius dhe i pjekim akoma edhe per 10 minuta. Pas kesaj kohe e fikim furren dhe i leme edhe per 10-15 minuta ne furre te fikur dhe gjysme te hapur (kjo do te sherbeje qe binjè-te te “thahen” mire edhe brenda). Kur te jene plotesisht te ftohta, mund ti perdorim per pregatitjet tona.
*Keshille: Per te pregatitur brumin shu, vezet asnjehere nuk duhet te jene shume te ftohta nga frigoriferi, prandaj eshte me mire sikur t’i leme ne temperature ambjenti per disa ore perpara pregatitjes. Duke qene se jo te gjitha vezet kane te njejten madhesi, perpara se brumit t’i shtojme vezen tjeter, ai nuk duhet te rezultoje shume i bute; ne rast te kundert, mund te mjaftojne edhe 3 veze.
Kur binjè-te te jene pjekur, per tu siguruara qe te jene te thata ne brendesi, shpojme siperfaqen e seciles me nje kunje dhembesh dhe i leme te ftohen brenda ne furre te nxehte, por te fikur edhe per disa minuta.

Nje ide me shume: Per te perftuar binjè te embla, mund ti hapim nje zgaver te vogel dhe ti mbushim mekrem pasticerie,krem shantili, krem diplomatik apo krem gjalpi. Ne rast te kundert, nese binjè-te konsumohen te kripura mund t’i mbushim me djath filadelfia (apo djath tjeter te shkrire) te perziere me proshute, ullinje etj.
Me keto embelsira te vogla dhe shume te shijshme, mund te formojme edhe forma te ndryshme, per shembull formen e nje mjelme. Pervec sferave te zakonshme (te cilat do te sherbejne si trupi i mjelmes),formojme me brumin edhe “qafen e mjelmes” ne formen e shkrojnes S. Hapet nje vrime e vogel tek binjè-te e rrumbullakta dhe ne te “vendoset” qafa e mjelmes duke e sperkatur siper me sheqer pluhur.

Petulla me mish

Përbërësit:
 Gjysmë kile mish të bluar, 100 gr kaçkavall
Për petulla miell, vezë, pak kripë, ujë.
 Përgatitja:
 Piqni petullat, mishin e bluar përzieni me gjysmë kokë qepe, shtoni erëzat. Petullat i mbushni me mish, pastaj edhe kaçkavallin si dhe shtoni vezët. Krejt në fund përzieni pak qumësht me vezë dhe të gjitha i mbështillni dhe i futni në furrë.

Tortë krepesh me perime

Kjo antipaste e cila kerkon pak kohe ne pregatitje,rekomandohet te gatuhet ne raste festash si per shembull nje ditelindje, apo festat e fundvitit. Me pak miremenaxhim te kohes, nuk do te jete shume e veshtire te sillni ne tavoline shijen e vecante te kesaj torte te kripur e cila me ngjyrat e saj, do te mahnise edhe femijet.
  
Perberesit per 8 persona :
 10 krepa te kripur sipas recetesdo ta gjeni 
  • 1kg kungulleshka
  • 1kg domate (mundesisht te tipit San Marzano, qe jane edhe ato me te emblat)
  • 1 qepe
  • 400gr djath mocarela (ose djath tjeter qe shkrin)
  • 2 luge vaj ulliri
  • pak borzilok
  • kripe
  • piper
Nderkohe qe kemi pregatitur Brumin per Krepa  dhe ai pushon (minimumi 30 minuta) ne frigorifer, vazhdojme me pregatitjen e mbushjes se tortes me perime:
Ne nje tigan te madh, kaverdisim me dy luge vaj ulliri per rreth 15 minuta qepen te grire shume holle, kungulleshkat e prera ne copa te vogla, domatet te cilave i kemi hequr lekuren, farat e brendshme dhe i kemi prere ne shirita te holle, i rregullojme mekripe dhe piper dhe i gatuajme me kapak te mbyllur ne menyre qe avulli ti zbusi perimet. Ne fund, masa duhet te rezultoje e thate.
E heqim tiganin nga zjarri dhe shtojme djathin mocarela te prere ne kubik te vegjel, borzilokun e prere holle dhe i perziejme derisa djathi te shkrihet.
Marrim nje tas jo shume te madh me forme te rrumbullaket (madhesia varet nga diametri i krepave, duhet te kemi parasysh qe nje krepe duhet “ta veshe” nga brenda tasin) dhe e veshim me leter celofoni. E lyejme letren me pak vaj ulliri dhe vendosim ne te 2 krepa njeri pas tjetrit. Vendosim 1/4 e perimeve, 2 krepa te tjere, dhe vazhdojme ne kete menyre derisa perimet dhe krepat te perfundojne (normalisht jane formuar 4 shtresa me perime dhe 5 shtresa me nga 2 krepa). E mbulojme siperfaqen me leter transparente dhe i vendosim siper nje peshe paksa te rende (psh nje tenxhere me pak uje) ne menyre qe torta te rezultoje kompakte. E fusim ne frigorifer per rreth 2 ore, dhe ne momentin e servirjes e permbysim torten e krepave me perime dhe e presim ne feta.

Simite me susam


Per 6 simite te vogla duhet :
  • 600gr miell 00
  • 100ml qumesht
  • 200ml uje
  • 20gr gjalp
  • 20gr maja birre
  • 1 luge te vogel kripe
  • 1 maje luge sheqer
  • fara susami per zbukurim
  • 1 te bardhe veze
Përgaditja :

Ne nje tas te thelle vendosim miellin, shtojme ujin e ngrohte dhe qumeshtin e ngrohte ne te cilin kemi treturmajane e birres. Me duar e punojme brumin disa here derisa te homogjenizohet dhe pas kesaj shtojme kripen, sheqerin dhe gjalpin. E punojme serisht per rreth 2 minuta dhe formojme me te nje sfere te madhe te cilen e leme ne ambjent te ngrohte te dyfishoje vellimin e saj (nevojitet rreth 1 ore).

Pasi ka kaluar kjo kohe, brumin e ndajme ne 6 pjese dhe me to formojme sfera te tjera te vogla te cilat i vendosim ne taven e shtruar me leter furre ne distance te barabarte nga njera tjetra. Me ndihmen e nje thike formojme nje kryq (+) ne siperfaqen e tyre i cili do te lehtesoje fryrjen. I leme perseri te vijne per 1 ore si me siper.
Ne nje ene te vogel rrahim te bardhen e vezes me te cilen lyejme siper simitet dhe i zbukurojme me fara susami. I vendosim ne furre te parangrohur ne 180°C per 20 minuta.

Keksa me susam

Përbërsit :
2 te verdha vezesh ,
4 luge gjelle sheqer , 
125 gr. gjalp,duhet te jete ne temperatur te dhomes 
2 gota uji miell, 
1 bakin 
1 sheqer vanilje 
susam
Përgaditja :2 te verdha vezesh , sheqerin , gjalpin ,miellin ,bakinin dhe sheqeri e vaniljes i gatuajme me dore derisa te tretet mire gjalpi por brumin nuk duhet ta bejme te forte ,pastaj brumin e formojme ne forme te arres ,e lyajme me te bardhat e vezeve dhe pastaj ne susam , dhe i pjekim ne temperatur 200 grade celcius .

Byrek role me mish dhe djathëra

Nevojiten:
* 8 petë byreku të gatshme
* 600 gr. mish qengji
* 1 qepë të prerë hollë
* 3 lugë vaj ulliri
* ½ lugë rigon
* 2 karota të prera hollë
* 1 domate të prerë hollë (pa lëng dhe farëza)
* 1 lugë majdanoz të prerë hollë
* 200 gr. djathë të bardhë
* 1 filxhan çaji djathë kaçkavall të grirë
* 3 lugë gjalpë e kripë e piper
Gatimi
1. Në një tenxhere kaurdisni qepët dhe mishin e ndarë në copa të vogla. Shtoni rigonin, karotat, domaten, kripë e piper dhe lëreni mishin të ziejë derisa të zbutet.
2. Pasi të jetë ftohur, shtoni majdanozin, djathin e bardhë dhe djathin kaçkavall.
3. Në një sipërfaqe të pastër e të pudrosur me pak miell, shtroni 4 petë, duke i lyer një e nga një me gjalpë. Vendosni mbushje në dy pjesët anësore. Rrotullojeni njërin cep të petës deri në mes, në formë roleje, përsëritni të njëjtën gjë me cepin tjetër derisa të takohen. Po kështu veproni edhe me 4 petat e tjera.
4. Vendosini roletë e përgatitura në një tepsi të lyer me gjalpë, futini në furrë dhe piqini në 180 gradë për 30 min.
5. Lërini të ftohen, prijini dhe shërbejini.

Makaronat me pana dhe kungulleshka

Makaronat me pana dhe kungulleshka, jane nje pjate e pare teper e shijshme dhe e shpejt ne pregatitje e cila mund te serviret ne cdo lloj rasti.
Perberesit per 4 persona
  • 400gr makarona te shkurtra
  • 200ml pana kuzhine
  • 2 kungulleshka mesatare
  • 2 thelpinj hudher
  • djath parmixhano te grire (ose djath tjeter kackavall)
  • pak vaj ulliri
  • kripe
  • piper
Lajme kungulleshkat nen uje te rrjedhshem, i pastrojme dhe i presim ne kubik ose ne rrathe pa i qeruar (lekura e kungulleshkave, pervecse i jep nje shije akoma me te mire pjates, sherben edhe qe tuli te mos shperbehet gjate gatimit).
Ne nje tigan, kaverdisim ne pak vaj ulliri thelpinjt e hudhres te prera holle, shtojme kungulleshkat, i rregullojme me kripe dhe piper dhe vazhdojme gatimin ne zjarr te ulet me kapak; ne kete menyre ato do te gatuhen ne avullin e tyre dhe do te zbuten.
Nderkohe, ziejme makaronat ne uje me kripe per kohen e treguar ne konfeksion.
Kur kungulleshkat te jene zbutur, shtojme panen dhe i perziejme akoma dhe per pak minuta derisa salca te trashet. I shtojme gjysmen e djathit parmixhano te grire, shtojme makaronat tashme te kulluara dhe i perziejme shume mire.
Ne momentin e servirjes i sperkasim me pak djath parmixhano te grire dhe i sherbejme te ngrohta.
*Keshille: Nje variant tjeter i kesaj pjate eshte qe gjysma e kungulleshkave te kalohet ne mikser me pak pana; keshtu do te perftohet nje salce akoma dhe me e shijshme. Sipas deshires, kesaj salce mund ti shtoni edhe ndonje thelpi arre apo stika pishe.
Gjithashtu, per ta bere pjaten me te lehte nga pikepamja kalorike, pana e kuzhines mund te zevendesohet me rikota (gjize pa kripe) qe ka me pak yndyre.

Byrek si nga burektorja

Përbërësit: 500gr petë për byrek, 500 gr djathë, 50 gr gjalpë, 250 ml ujë, 125 ml vaj, kripë.
Përgaditja : 
Në një enë të thellë e hedhim ujin dhe vajin, hedhim kripë, dhe e përziejmë përmbajtjen me lugë. Tavën e rrumbullakët e lyejmë me gjalpë. Në tavë vëmë dy petë, ashtu që skajet e petëve të jenë jashtë tavës. Mbi petët hedhim nga përzierja e ujit dhe vajit. Pastaj në tavë vëmë disa petë, duke i paltuar, që të jenë të tjerat mbrenda tavës. Përsëri i sterpikim me vaj dhe ujë. Një pjesë të djathit të thërmuar e hedhim mbi petët. Pastaj në tavë rendisim edhe disa petë. I stërpikim me vaj dhe ujë. Mbi këto petë e hedhim djathin e mbetur. Përsëri i stërpikim me vaj dhe ujë. E vëmë edhe petën e fundit. I stërpikim me vaj dhe ujë dhe dy petët e para, skajet e të cilave ishin jashtë tavës, i paltojmë në brendi, duke e mbyllur byrekun.
Hedhim mbi të vaj dhe ujë dhe tavën e vëmë në furrë. Pjekim 25 minuta, në temperaturë prej 180 gradë. Byrekun e pjekur e presim në tetë copë, të cilat i servirim me shtalpë. Sipas dëshirës, byreku mund të bëhet edhe me mish. spinaq apo lakër.
Koha e pregaditjes: 40 minuta. Për 4 persona.

Kifle të njelmëta me margarinë të grirë

Përbërësit:
1/2 e litrit qumësht të vakët
2/3 Lugë sheqer
1/2 tharmi
1 kg miell
1 lugë e vogël kripë
3 vezë
1 dl vaj
Margarinë

Mënyra e përgatitjes :
Në gjysmë litri qumështi të vakët hidhni 2/3 e lugës me sheqer dhe gjysmë tharmi dhe prisni të vijë. Përzieni një kilogram miell, një lugë të vogël kripë, 3 vezë, 1 dl vaj, ia shtoni këtë qumështit dhe prisni që brumi të vijë.

Kur brumi të vijë, e tëholloni 2-3 herë, grini përmbi margarinën dhe i bëni kiflet.
Koha e përgatitjes: 40 minuta

Kurabije me gjalp

Nje nga dhuratat e shumta qe behen per festat e fundvitit, jane edhe biskotat e bera ne shtepi te paketuara ne menyre te kendeshme (per kete do te flasim ne nje postim tjeter), te cilat nuk dalin kurre nga moda. Kurabijet qe po iu paraqesim me poshte, jane ideale per keto lloj dhuratash, pasi mund ti pregatisni shume dite perpara, dhe perseri do te ruajne shijen e tyre fantastike!
Perberesit per 30-35 kurabije
  • 200gr miell 00
  • 230gr gjalp pa kripe ne temperature ambjenti (i nje cilesie shume te mire)
  • 60gr niseshte
  • 30gr sheqer pluhur + 60gr per sperkatje
  • 1 bustine vanilje
  • pak kripe
Bashkojme si fillim ne nje tas te madh perberesit e thate, pra miellin, niseshten dhe pak kripe duke i perziere mire me ndihmen e nje teli kuzhine.
Ne nje ene tjeter, rrahim gjalpin me ndihmen e mikserit elektrik derisa te formohet nje krem i bute dhe me ngjyre te hapur, shtojme sheqerin pluhur, vaniljen, dhe vazhdojme rrahjen derisa e gjithe masa te rrisi volumin e saj.
Shtojme se fundi edhe perberesit e thate (miellin, niseshten dhe kripen) dhe vazhdojme perzierjen me dore derisa masa e perftuar te rezultoje homogjene.
Ne kete moment, brumi eshte shume i bute dhe i shkrifet, dhe duke qene se kurabijeve do ti japim formen e sferave te vogla, duam qe kete forme ta ruajne dhe te mos hapen sapo ti vendosim ne furre. Prandaj, brumin e mbeshtjellim me nje leter celofoni dhe e veme ne frigorifer ne menyre qe te forcohet per rreth 1-2 ore.
Pasi ka kaluar kjo kohe, marrim pak nga brumi dhe e rrotullojme me pellembet e duarve derisa te formojme sfera te vogla me diameter rreth 2.5cm (sa nje kokerr arre) te cilat i vendosim ne tave te shtruar me leter furre ne nje distance prej rreth 2cm nga njera tjetra.
I pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 10-15 minuta, apo derisa anet e kurabijeve te kene marre ngjyre te lehte. I heqim nga furra dhe i leme te ftohen ne temperature ambjenti per rreth 5 minuta, pas kesaj i sperkasim me sheqer pluhur dhe i leme te ftohen plotesisht perpara se ti sherbejme.
Keto kurabije mund te ruhen ne nje ene te mbyllur per disa jave, prandaj mund ti pregatisni ne sasi te medha pa rrezikuar ne shije.

Brusketa (Bruschetta)

Përbërësit:
Feta buke te medhaja, (mund te perdoren edhe feta buke te vogla), dy domate,ullinj, kerpudha nen vaj, 3 sardele nen vaj (jo peshk konserve), rigon.
Përgaditja :
Lani domatet dhe i hiqni farat dhe ujin qe kane brenda. Me pas i prisni ne copa te vogla. Prisni ne copa te vogla edhe ullinjte, sardelet, kerpudhat dhe i vendosni ne nje ene. Tek ena shtoni rigon, pak kripe dhe vaj ulliri. I perzjeni mire dhe mos i prekni per 10 minuta (ne kete menyre marin shije me te mire). Merni fetat e bukes, i lyeni me pak vaj ulliri dhe rigon. I fusni ne furre te nxehur, 100° per 5-7 minuta (deri sa te behen pak krokant). I nxirrni nga furri dhe siper i vendosni perberesit qe pergatitet me pare.

Pite me djathë e me mjaltë

Nevojiten:
Për brumë:* 180 g miell + për kallëp
* 100 g bajame të bluara
* 1 limon
* 150 g sheqer
* 130 g gjalpë + për kallëp
* 1 e verdhë e vezës
Për mbushje: 
* 500 g djathë të njomë lope
* 2 dl ajkë të ëmbël për zierje
* 8 lugë mjaltë
* 3 vezë
Përgatitja:
Një ditë më parë djathi kullohet në kullesë. Të nesërmen zihet brumi nga të gjithë përbërësit, si dhe me lëvoren e renduar dhe lëngun e limonit. Sipas nevojës, i shtohet ujë i ftohtë.
Nga brumi bëhet një top, mbështillet me foli plastike dhe vihet në frigorifer. Për mbushje, tunden veç e veç – ajka e ëmbël dhe shkuma nga të bardhat e vezëve.
Të verdhat e vezëve miksohen me mjaltë, me kanellë dhe me lëvoren e limonit që të fitohet një masë e fortë (e dendur). Pastaj, shtohen herë shkuma e herë ajka.
Brumi vihet në kallëp, zhbirohet me pirun, dhe mbi të derdhet djathi i kulluar.
Pitja piqet 40 minuta në furrë të ngrohur në 210 gradë C. Sipas nevojës, vazhdohet pjekja. Ndërpritet temperatura, ndërsa pitja lihet edhe pak me derë të hapur të furrës.
Shërbehet e ngrohtë.

Byrek me spinaq

Përbërësit:
miell 3 gota uji
uje 300 gram
spinaq 1 kg
veze 1 kokerr
djath 100 gram
vaj1/2 filxhan chaji
krip dhe piper
Përgaditja :
Në tavolinë ose tepsi hidhet miell, në mes hapet gropë ku hidhet ujë me pak kripë. Për 1 kg miell merret 550-600 gram ujë, megjthëse kjo varet nga lagështia e miellit. Duke e përzier nga mesi, zihet një brumë i fortë i cili punohet për 10 minuta, ndahet në kuleçë, mbulohet me picetë të lagur dhe lihen për 20-30 minuta që të fitojë elasticitet.
Nga çdo kulaç bëhen petë të vogla, secila prej tyre spërkatet me niseshte dhe vendosen 3-4 copë mbi njëra tjetrën, pastaj hapen petët e zakonshme. Spinaqi për mbushje pastrohet, lahet dhe përvëlohet për 2-3 minuta në ujë të vluar e kripë, kullohet duke e shtrydhur, pritet dhe përzihet me djathë të thërmuar e vezë, shtohet kripë, piper dhe shtrohet në petë.
Në tepsi të lyer me yndyrë shtrohet gjysma tjetër e petëve, duke i spërkatur secilën me yndyrë, mbi to shtohet mbushja e përgatitur dhe mbulohet me pjesën tjetër të petëve të spërkatura me yndyrë. Anët mbështillen nga brenda. Byreku spërkatet me yndyrë dhe piqet. pjekja këshillohet të bëhet në një temperaturë mesatare, jo tepër të lartë.

Pite italiane

Nevojiten (për 6 persona):
Për brumë:
* 400 g miell
* 2 lugë vaj ulliri
Për mbushje:
* 1 kg spinaq
* 1 qepë
* 2 lugë miell
* 6 lugë djathë parmezan i renduar
* rigon
* 150 g proshutë e prerë shumë hollë
* 6 vezë
* 40 g gjalpë, vaj ulliri
* 1 e verdhë e vesë
* kripë, piper
Përgatitja:
Gatuhet brumi nga mielli, vaji, pak kripë dhe ujë. Ndahet në 12 pjesë dhe secila pjesë mbështillet me leckë kuzhine; lihen për gjysmë ore. Qepa fërgohet në temperaturë të ulët, derisa të marrë ngjyrë të çelët. Qepës së fërguar i shtohet spinaqi i prerë imët, kripet dhe piperoset. Lihet të zbutet në temperaturë të ulët.
Kur të ftohet, kullohet. I shtohen 2 lugë parmezan, rigoni i prerë, si dhe gjysma e gjalpit të shkrirë. Djathi i kulluar kripet mirë, piperoset dhe i shtohen 2 lugë miell.
Secila pjesë e brumit (kuleçtë) tëhollohet, lyhen me vaj. Në kallëp të perimetrit 24 cm, shtrohen 7 petët e tëholluara, pastaj mbi to qitet proshuta, ndërsa mbi proshutë derdhet spinaqi si dhe vezët e ziera fort dhe të qëruara. Rrafshohet syprina dhe mbi të qitet djathi, mbi djathë renditet gjalpi i mbetur i prerë në fletëza. Mbulohet me petët e tjera të brumit të lyera me vaj. Në mënyrë dekorative bëhet rrethi i pites dhe e gjithë syprina lyhet me të verdhën e vezës së holluar me pak ujë.
Pitja piqet për rreth 1 orë.

Fli Kosovare

Për 4-5 persona nevojiten:
Per brumin duhet: 1 kg miell,
3-4 gota ujë, kripë,
Per masën duhet: 200 gr gjalpë,
2 filxhana caji ajkë, 3 lugë vaj.
Në një enë hidhet miell, kripë, ujë i ftohtë dhe përzihen në një brumë të hollë si për petulla. Në një enë tjetër shkrihet gjalpë, ajkë, vaj dhe qumësht, përzihet masa e krijuar derisa të gjithë përmbajtësit të jenë skrirë në një masë të vetme, Lyhet tepsia me yndyrë dhe me një lugë merret brumi i hollë dhe hidhet nga cepi i tepsisë deri afër mesit dhe krijohen rradhë të cilat mbulojnë gjithë tepsinë. Mesi i cili është bosh mbushet me rradhë paralele (shoh foton). Gjithë sipërfaqja lyhet me masën e përgatitur dhe futet në furrën e ngrohur. Kjo piqet për 3-5 minuta. Nxirret nga furra për të vazhduar me rendin tjetër. Brumi i hollë tashmë hidhet në të njëjtën mënyrë por midis dy rradhëve derisa të jetë mbuluar e gjithë tepsia. Përsëri lyhet me masën dhe piqet për 3-5 minuta. Kjo procedurë vazhdon derisa të mbushet tepsia. Flia lihet të ftohet për 10 minuta dhe serviret me kos, djathë ose mjaltë.

Kifle

Përbërësit

  •  2 ve
  •  300ml qumesht
  •  2 luge te mesme sheqer
  •  1 luge te mesme krip
  •  tharm (nje luge te mesme)
  •  1 filxhan te vogel vaj

Udhëzime per pregaditje

Miellin e hudhe ne nje ene dhe ne te e hap nje vrim me gisht ne te cilen e hedh kripen sheqerin dhe tharmin.ne nje ene tjeter i hudh te dy vezet bashke me qumeshtin dhe vajin .
E ul brumin .pasi te behet masa homogjene e len brumin ne nje vend te ngrohte qe te vije(diku 5 ore).pasi te vije brumi e merr dhe e ndan ne 4 pjese te cilat pastaj i shtrin me t’holluese dhe e pren ne diagonale ne menyre qe te behen trekendesha te vegjel ,i qet nja nje luge te mesme marmelade, ose pak djath te bardhe dhe i mbeshtjell nga prej pjeses se gjere kah e ngushta .i rendit nje nga nje ne tepsi te lyer me pak vaj ,i lyen pastaj me te kuq te vezes dhe sipas deshire me susam .
piqen ne temperatur rreth 200°C

Shënime

keto shkojne shume mire me nje gote dhallte (ajran)
Ju befte mire